Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, pasi në veturat e tyre u kapën 11 kilogramë marihuanë.
Sipas prokurorisë, për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27 shkurt rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaj për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu në këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë zbatuar masat e posaçme hetimore blerja e simuluar e sendit.
“Me këto veprime pesë të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 shkurt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
-
Një muaj paraburgim për pesë të dyshuar që u kapën me rreth 11 kg drogë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u arrestua pasi iu gjetën afro 60 kg drogë në Skenderaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj personit që u arrestua me afro 60 kg marihuanë në Skenderaj
-
Droga nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës drejt Serbisë, kërkohet paraburgim ndaj 6 të dyshuarve
-
Kërkohet paraburgimi i katër personave që u kapën me 2.5 kg marihuanë