Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27.02.2019 rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaj për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu në këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë zbatuar masat e posaçme hetimore (blerja e simuluar e sendit).
Me këto veprime pesë të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 shkurt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaji.
-
Pesë persona në paraburgim për 11 kilogramë drogë në Skenderaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u arrestua pasi iu gjetën afro 60 kg drogë në Skenderaj
-
Droga nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës drejt Serbisë, kërkohet paraburgim ndaj 6 të dyshuarve