Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë aksidente në rrugën Ferizaj-Prishtinë, përfshihen 15 automjete

Në mëngjesin e së mërkurës (sot) në rrugën Ferizaj-Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku, në të cilat aksidente janë përfshirë 15 automjete.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për KosovaPress se ka edhe persona të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më tani shkak i këtyre aksidenteve, 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj - Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka treguar Ahmeti.