Personi që u gjet i vdekur dhe i gjakosur në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është ish-futbollist.
Leonard Qesari, 61 vjeç, banues në lagjen nr.4 të Sarandës, ka qenë futbollist i Butrintit. Më konkretisht ai ka luajtur me këtë skuadër për 15 vite, nga 1970 deri në 1985.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia tha se rreth orës 05:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, Leonard Qesari, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.
Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon.
Policia thotë se pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se Qesari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Sakaq grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.