Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përplasje mes grupesh në Gjilan, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar në fshatin Budrigë të Gjilanit pasi pas një mosmarrëveshje, teksa ishin në lëvizje me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër.

Policia ka bërë të ditur se dy të arrestuar janë shtetas të Kosovës, teksa dy të tjerë të Maqedonisë.

Përveç dëmeve materiale në veturë, s’ka të lënduar.

Provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm