Policia ka arrestuar tre persona në fshatin Sadovinë e Qerkezëve në Viti pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga ta është sulmuar me një mjet të mprehtë - thikë.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.