Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Një person ka pësuar lëndime gjatë një përleshjeje që ka ndodhur në orët e vona të së martës, në rrugën "Afrim Loxha" në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person (m), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve”, ka thënë Ahmeti për Ksp.