Një grup i personave, shtetas të huaj, janë përleshur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se një nga personat është plagosur me thikë.
I njëjti, sipas saj, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Në ora 12 :40, kemi marrë informatën se në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë, thikë, është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Një i lënduar nga mjeti i mprehtë në shesh, arrestohet një i dyshuar
-
Prishtinë, shtetasja e huaj raporton se nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë