Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje me armë në Sllapuzhan

Rreth orës 23:15 minuta, para dy ditësh, në një lokal bilardoje në Sllapuzhan të Suharekës ka plasur sherri në mes të pesë të rinjve të ndarë në dy grupe, me ç’rast për sulm fizik janë përdor grushte dhe shkopinj bilardoje.

Njëri nga të dyshuarit, pas rrahjes, ka shkuar në shtëpi dhe aty ka marrë një pushkë dhjetëshe luftarake dhe është kthyer prapë duke shtënë dhe dëmtuar dy vetura të llojit Audi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e ka sekuestruar armën e zjarrit me pesë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 14 gëzhoja të kalibrit të njëjtë. Të dyshuarit janë shoqëruar në polici, ndërsa dy prej tyre në shtëpinë e shëndetit për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qe poseduesi i armës të ndalët nën masë e arrestit policor.