Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një përleshje masive përpara një restoranti në Lugano të Zvicrës, tre prej të cilëve shqiptarë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës, ndërsa autori i ngjarjes u arratis menjëherë nga vendi i krimit dhe mbetet i panjohur.
Sipas mediave vendase, një duzinë burrash u përfshinë në mosmarrëveshje, shkruan OraNews.
Ndër të plagosurit janë edhe tre italianë dhe një 22 vjeçar zviceran.
Një person i dëmtuar u dërgua në spital me ambulancë, teksa të tjerët pësuan lëndime në krah dhe në këmbë.
Asnjë nga lëndimet nuk është kërcënuese për jetën, tha policia kantonale e Ticino.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes disa personave në Suharekë, tre të lënduar
-
Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri
-
Rrahje masive në Zvicër, përfshihen afro 100 të rinj në mesin e tyre shqiptarë
-
Përleshje mes shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë në Itali, gjuhen me armë
-
Pesë persona sulmohen nga tre të tjerë në një restorant në Prizren