Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje dhe armë në Landovicë të Prizrenit

Policia në Prizren ka raportuar se një ditë më parë në fshatin Landovicë të Prizrenit kishte ndodhur një përleshje në mes disa personave.

Me këtë rast policia ka identifikuar dy personat me incialet N.TH dhe E.T të cilët para një lokali kishin ekspozuar një armë të zjarrit. Atyre u janë gjetur 1 pushkë, 2 fishekë dhe 1 karikator i zbrazët.

Sipas njoftimit të policisë ‘i dyshuari E.TH. ka pranuar se rreth orës 14:00 të datës 04.07.2021, para lokalit të tyre ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave .Në afërsi të personave të dyshuar e ka vërejtur babanë e tij ( të dyshuarin N. TH.) dhe me qellim që të pengojnë eskalimin e situatës ,nga lokali e merr armën dhe të njëjtën e ekspozon” është thënë në njoftimin e policisë .

I dyshuari N.TH. sipas policisë ka pranuar se arma është e tij. Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.