Pasditen e së premtes në Rutigliano, një qytet në provincën e Barit në Itali, ka ndodhur një përleshje e përgjakshme në mes të paktën katër emigrantëve shqiptarë.
Dhuna, e cila filloi papritmas përfundoi me plagosjen e një 24-vjeçari. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda në fytyrë dhe kokë, raporton oranews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhuna mes shqiptarëve shkaktoi panik dhe terror tek banorët dhe njerëzit që po kalonin në zonë në atë kohë.
Një prej shqiptarëve të përfshirë në sherr, mbante një armë që më vonë rezultoi të ishte armë lodër, ndërsa një tjetër mbante sëpatë.
Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur karabinierët që ndaluar katër persona, disa prej të cilëve posedonin kaçavida.
Mediat italiane raportojnë se përleshja ishte rezultat i një mosmarrëveshje mes shqiptarëve pasditen e së mërkurës, pasi një anëtar i dy bandave shqiptare u sulmua nga rivalët.