Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Itali: Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar

Pushuesit në plazhin e Torvaianicas në Itali, kanë mbetur të shokuar, pasi dy persona i bënë atentat një shqiptari në sytë e të gjithëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I lënduari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa rezulton person me precedent penal. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./tch