Katër persona në Gjilan janë përleshur mes vete për një pronë.
Policia ka arrestuar të katërtit, dhe në vendngjarje ka sekuestruar një pistoletë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin policor.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm