Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Kanë marrë lëndime trupore, për çka janë detyruar të marrin tretman mjekësor.
E pas kësaj, me urdhër të prokurorit Policia i ka dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, dje rreth orës 10:20. Lajmin e bën me dije Policia e Kosovës, në raportin e vetë 24 orësh.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm