Është përfshirë nga flakët një nga lokalet afariste në qendër të qytezës së Shtimes si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Në këtë ngjarje ka mbetur i lënduar pronari i lokalit i cili ka kërkuar edhe tretman mjekësor.
Ndërkohë ekipet e zjarrfikësve kanë kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Ferizajt dhe Lipjanit me qëllim që zjarri të lokalizohet dhe mos të përfshihen shtëpitë e banimit afër këtij lokali.
Ky dyqan i cili po mbante këpuca tashmë është djegur tërësisht, ndërkaq, komandanti i njësisë së Zjarrfikësve në Shtime Bajram Gashi, ka deklaruar se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.
Sipas tij deri te zjarri ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi e më pastaj kanë shpërthyer edhe disa të tjera brenda lokalit.
“Pas 2 minutave kemi intervenuar në vendin e ngjarjes dhe menjëherë kemi kërkuar edhe ndihmë nga zjarrfikësit e Lipjanit dhe të Ferizajt. Lokali është djegur tërësisht, pronari i tij ka marrë lëndime trupore dhe gjithashtu dëmet janë të mëdha”, ka thënë Gashi.
Edhe
Hetohet djegia e dy lokaleve afariste në Shtime
Ndërkaq dëshmitarët e rastit kanë thënë se flakët ishin përhapur mjaftë shpejtë, ndërkaq zjarrfikësit kanë intervenuar me vonesë.
“Po të mos vinin zjarrfikësit nga Ferizaj e Lipjani, ishte djegur e gjithë lagjja në qendër të Shtimes. Derisa flakët mbulonin e gjithë lokalin ka shpërthyer edhe një bombol tjetër e cila ka tronditur të gjithë banorët”, ka thënë Arben Ademi dëshmitar i rastit.