Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për vjedhjen e djeshme në një mishtore në Shtime, arrestohet një 17 vjeçar sot në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më dje (13.05.2019) në Shtime.

I dyshuari m/sh/k 17 vjeç, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë hyrë me forcë në një mishtore në Shtime dhe nga aty kanë vjedhur 700 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë intervistimit, në prani të mbrojtësit ligjor dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i dyshuari i lartshënuar e ka pranuar në tërësi veprën e kryer. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj”, ka thënë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të kërkimit dhe arrestimit edhe të dy të dyshuarve tjerë të këtij grupi.