Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për tri ditë në Dubravë u raportuan tri raste të gjetjes së narkotikëve

Shërbimi Korrektues i Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë tri ditëve të kaluara në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë hasur në tri raste të posedimit të substancave narkotike nga të burgosurit.

Njëri rast ka ndodhur më 12 janar. “Gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut nga oficerët korrektues është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti tjetër thuhet se ka ndodhur më11 janar. “Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues te njëri nga tre të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur më 10 janar. “Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në veshjen e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9 gram”, thuhet në njoftim.

Të tri rastet sipas Policisë janë në procedurë hetimore.