Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për të dalë nga Malisheva u prezantua si person zyrtar, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Është arrestuar dje një person nga Banja e Malishevës, që është shpallur zonë e karantinuar, për “prezantim i rrejshëm si person zyrtar”.

Për të dalë më lehtë nga ky qytet, një person prezantoi dokumente të falsifikuara duke aluduar se është person zyrtar, por u arrestua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument që aludon se është person zyrtar. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.