Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për shkak të një borxhi theren më thikë dy persona në Lipjan

Dy burra kanë pësuar lëndime pasi që janë sulmuar me thika nga dy të dyshuar burra. Sipas Policisë rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Llukë në Lipjan.

Në raportin e Policisë dyshohet se sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.

“Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.