Nga e marta e javës së kaluar deri të hënën e kësaj jave, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 5 persona, në pesë aksidente fatale, shkruan Koha Ditore .
Këto të dhëna janë pjesë e raporteve 24-orëshe të Policisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, sipas këtyre të dhënave, kanë ndodhur edhe gjithsej 152 aksidente me të lënduar dhe 354 aksidente trafiku pa të lënduar.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri tek aksidentet kanë quar tejkalimi i shpejtësisë, mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve, gjendja teknike e automjeteve si dhe kushtet e rrugës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.