Në Gjakovë policia ka bastisur një lokacion dhe ka arrestuar dy persona me dyshim për krim kompjuterik, të cilët pas intervistimit i ka lënë në gjendje të lirë.
Në raportin e sotshëm, Policia e Kosovës bën të ditur se dje, në Gjakovë, pas marrjes së informacionit për një rast krimi kompjuterik, me urdhër të prokurorit është kontrolluar një lokacion me qëllim të mbledhjes së provave. Në cilësi të provave materiale, sipas raportit, janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuterike, një kompjuter laptop, dy telefona mobilë dhe dy hard-diska të jashtëm. Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj, K/shqiptarë, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo