Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Stanofc të Epërm të Vushtrrisë me dyshimin se kanë sulmuar një tjetër për një kontest pronësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone e kishin sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë pa fishek.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Vushtrri, u përfshi në një rrahje për pronë
-
Dy persona sulmojnë familjarin në Skenderaj për kontest pronësor
-
Arrestohet një 63-vjeç dhe një 24-vjeç pasi sulmuan dy persona në Vushtrri
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”
-
Rrahje për pronë