Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.I. për shkak të veprave penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I akuzuari F.I. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve është shpallur fajtor dhe është dënuar me 6 muaj burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 1 (një) viti nuk kryen vepër tjetër penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues ngase Prokurori i Shtetit është tërhequr nga aktakuza.
I pandehuri F.I. në vitin 2015 në cilësinë e deputetit të Republikës së Kosovës, kishte fshehur në këpucët e tij dy bombola të gazit lotsjellës derisa hynte në Kuvendin e Kosovës me qëllim që t’i fuste në sallën plenare, të cilat i ishin gjetur gjatë kontrollit nga policia në hyrje të ndërtesës.
Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.