Pesë persona, meshkuj shqiptarë, janë arrestuar dje, pasi ata penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, transmeton Koha.net.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje, në Bresje të Fushë-Kosovës, pesë persona u përpoqën të pengonin zyrtarët policorë që të arrestonin njërin prej tyre, për të cilin kishte urdhërarrest. Policia i arrestoi që të pestë, por pastaj me vendim të prokurorit katër u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa njëri u dërgua në vuajtje të dënimit.
Artikuj të ngjashëm