Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H dhe liroj të pandehurin E.H
Gjykata Themelore në Pejë Ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H për vepër penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi dhe liroi të pandehurin E.H për veprat penale përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe frikësimit gjatë procedurës penale, njofton kumtesa.
Të pandehurin I.H, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë 6 (gjashtë) muajve, me kusht për një (1) vit, ashtu që dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet fare nëse i pandehuri gjatë kohës së verifikimit nuk do të kryen ndonjë vepër të re penale.
I pandehuri u obligua në pagesën e shpenzimeve gjyqësore në lartësi prej pesëdhjetë (50) euro dhe në paushallin gjyqësor në lartësi prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në taksën shtesë për kompensimin e viktimave në lartësinë prej pesëdhjetë (50) euro, gjithsej njëqind e pesëdhjetë (150) €, të gjitha në afatin prej l5 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurin E.H gjykata e liroi nga aktakuza ngase nuk është provuar se i pandehuri ka përvetësuar shuma nga participimi i banorëve të fshatit Shushicë, për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen.
-
Tre vjet burgim ndaj D.F. për përvetësim në detyrë
-
Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një person në Pejë
-
Ish-shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës dënohet me 6 muaj burgim
-
Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit komunal të Pejës për rastin “Subvencioni 2021”
-
Gjykata shpall fajtorë katër zyrtarë të komunës dhe pronarin e një kompanie në Pejë