Kronikë

Pejë, i dyshuari hyn në “mobil shop” dhe nën detyrim ia merr shitësit një telefon

Arrestim - Peje

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë për veprën penale “detyrim”.

Siç ka bërë të ditur Policia, një person është ankuar të mërkurën se një i dyshuar ka hyrë në “mobil shopin” e tij dhe i ka kërkuar një telefon në vlerë 700 euro apo 700 euro kesh.

Ankuesi ka thënë se ia ka dhënë një telefon Samsung dhe pasi e ka marrë i dyshuari është larguar.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, më datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për kryerje të veprës penale “ Detyrim”, ndёrsa ankuesit iu ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrë nga i dyshuari”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.