Ditën kur Kosova shënoi dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, policia raporton për një rrahje në Prishtinë me ç’rast sulmuesi është dërguar në Burgun e Dubravës.
Siç bën të ditur policia përmes raportit të sotëm policor, një mashkull ka pësuar lëndime trupore e më pas ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është rrahur nga një tjetër.
I dyshuari, është arrestuar dhe nga ai janë konfiskuar një revole dhe tetë fishekë.
Por i njëjti, për shkak se kishte edhe një urdhëresë nga Gjykata, është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.