Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pasi nuk u punësua, thyen xhamat në ndërtesën e komunës në Zveçan

Një mashkull nga komuniteti serb është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi kishte thyer xhamat në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

E gjitha kishte ndodhur, pasi që kjo e fundit nuk kishte përmbushur premtimin për krijimin e marrëdhënie së punës në komunë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.