Pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit, kanë nisur arrestimet e para sot në Durrës.
Raportohet për disa urdhër arreste. Ahmet Doda i Kavalishensës është ndër të parët që është arrestuar bashkë me një zyrtarë të lartë të shtëpisë së pushimit të oficerëve në Durrës.
Prokuroria e Durrësit ka nisur që nga 29 nëntori të merret me hetime në lidhje me mënyrën e ndërtimit të disa objekteve që u shembën nga tërmeti e ku vdiqën 25 persona. Dy zyrtarët e arrestuar do të përballen me akuzat për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal të Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria e Durrësit nis hetimet ndaj personave përgjegjës për ndërtimet që morën jetë njerëzish
-
Turqia kërkon arrestimin e 113 të dyshuarve për ndërtimet në zonat e tërmetit
-
27 të arrestuar në Tiranë nga 40 të kërkuarit për pasojat e tërmetit
-
17 policë dhe zyrtarë të arrestuar në Durrës për favorizim të ndërtimeve të paligjshme
-
Prokuroria në Durrës: Ndërtesat e shembura kishin beton të cilësisë tejet të dobët