Kronikë

Pas shtatë muajve gjendet trupi i pajetë i një burri të zhdukur nga Podujeva

Foto: Koha / ilustrim

Dyzet e katër vjeçari Hetem Dedaj nga Burica e Podujevës, i zhdukur në maj të këtij viti, është gjetur pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar vëllai i tij, Mehdi Deda, raporton KP.

Mehdi Deda përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Hetem Dedaj do të varroset më 13 dhjetor në ora 15:00.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Podujevë është gjetur një trup i pajetë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Koha.net jozyrtarisht ka mësuar se janë gjetur mbetjet mortore të një personi që është shpallur i zhdukur që nga muaji maj dhe në bazë të dhënave nga ADN-ja është vërtetuar se është trupi i Hetem Dedajt.

E këtë e konfirmuar për Koha.net edhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Sot kanë mbërritur rezultatet e ADN-së dhe është identifikuar se trupi është i Hetem Dedajt”, ka thënë Gërxhaliu.

Image