Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën "Bedri Bajrami" në Podujevë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Podujevë
-
Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, pranë i gjenden arma e mjete për pastrim të saj