Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një burrë dje ka vdekur në QKUK.
Sipas Policisë, viktimës i kishte disa komplikime pas një operacioni që i ishte nënshtruar dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Pas një operacioni, viktimës mashkull K/Shqiptar, i është keqësuar gjendja shëndetësor ku më pas si pasojë e komplikimeve viktima ka nderuar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK