Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas një mosmarrëveshje, sulmohet nga babai e djali i axhës

Një burrë nga Klina ka pranuar tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga babi dhe djali i axhës së tij. Rasti ka ndodhur të hënën.

“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës së tij, dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e Policës.