Policia njofton se në Kijevë të Malishevës pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Njoftohet se njëri prej të lënduarve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.