Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas kontaktit me rrymë, vdes 17 vjeçarja në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Një vajzë në Capar të Gjilanit ka vdekur aksidentalisht të enjten në mesditë.

Siç merr vesh Koha.net, ajo ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

Mësohet se viktima ishte e moshës 17-vjeçare.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Ibrahimi me rastin e vdekjes tragjike të Mirlinda Ibrahimit

“E nderuara familje Ibrahimi, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të vajzës suaj, Mirlindës. Kjo ngjarje e rëndë më ka shokuar mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Si institucion i Komunës, do t’ju qëndrojmë prapa për çdo gjë dhe në çdo kohë”, ka shkruar ndër të tjera Haziri në telegramin e tij të ngushëllimit.