Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas 18 urdhërarresteve të lëshuara, arrestohet i kërkuari nga Policia

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të kërkuar, të enjten.

42-vjeçari u gjet në shtëpinë e tij në Vushtrri dhe ndaj tij ishin 18 urdhërarreste të lëshuara.

“Si rezultat i informacioneve dhe veprimeve të ndërmarra është arritur që në orët e mbrëmjes së datës 09 shtator 2021, rreth orës 21:45, në fshatin Vilanc të Vushtrrisë, përkatësisht në shtëpinë e tij, të arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim me 18 urdhër arreste të lëshuara nga gjykata kompetente për disa raste të veprave penale”, njoftoi PK-ja.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.