Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohen dy raste të kontrabandës në Leposaviq

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare njoftoi se janë parandaluar dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra.

Në njoftimin dërguar mediave, Njësia bëri të ditur se rasti i parë është kapur të dielën në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku një i dyshuar kishte tentuar të futej nga territori i Serbisë nëpërmjet një veture “golf”, me shenjën TAXI.

Gjatë kontrollimit, atij i janë gjetur në veturë 4 pako mish derri dhe deleje.

“Ndërsa, në të njëjtin fshat, të dielën, pas kontrollit të një veture, janë gjetur 150 pako me çokollata. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdhëruar që të iniciohet rastet në procedurë të rregullt për ‘Kontrabandim me mallra’ dhe ‘Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare’. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin policor.