Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për dy persona në Prizren për organizim të skemave piramidale

burg

Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 22.09.2019,

“Më 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin “Fllameng”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren, në atë lokal ku kanë qenë duke punuar të pandehurit, ku me atë rast edhe në lokal janë gjetur: shtëpiza, kompjuterë, tiketa basti dhe printer që janë përdorë për shtypjen e tiketave, një telefon i tipit Iphone 7”thuhet në njoftim.

Sipas Themelores në Prizren janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.