Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim ndaj katër personave për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka shqiptuar një muaj paraburgim tre të miturve dhe 29-vjeçarit E.R., që dyshohen se i vunë zjarrin me qëllim objektit të Gjykatës në Kaçanik.

Ata u arrestuan më 15 mars. 

Sipas njoftimit të Gjykatës, zjarrvënie pretendohet se ishte e qëllimshme. Nga zjarri, u dëmtuan dy zyra të gjyqtarëve.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit me datë 13 mars 2024, rreth orës 03:42, me qëllim të dëmtimit me dashje kanë ndezë zjarrin në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ashtu që pas planifikimit paraprak, përmes shkallëve emergjente depërtojnë në katin e dytë ku me shishe hedhin benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalist dhe në korridor, pastaj nga shkallët emergjente ndezin zjarrin, ku për pasojë shpërthen zjarri dhe dy zyrat e gjyqtarëve dëmtohen tërësisht e po ashtu edhe korridori, kurse të dyshuarit tjerë bëjnë roje përreth gjykatës”, thuhet në njoftim.