Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve Xh.D dhe Xh.B, për shkak së të njëjtit kishin për të kryer vepër penale “Grabitje” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore e Pejës, kundër dy të pandehurve të sipërpërmendur dhe kundër të pandehurit I.I (ndaj të cilit me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka lëshuar letërreshtimin) është marr aktvendim për fillimin e hetimeve, në drejtim të këtyre veprave penale, për shkak së më datën 29 dhjetor të viti 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, duke vepruar si grup nën kërcënimin e armës, kishin plaçkitur viktimën I.H, duke ia marr 6000 (gjashtë mijë) euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PTH të Pejës.
Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit për dy të pandehurit Xh.D dhe Xh.B, është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.
-
Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitje në Pejë
-
Paraburgim për të pandehurin që dyshohet se më 2018 në Pejë kreu grabitje të armatosur
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për grabitje
-
Paraburgim për dy persona, njëri për ndihmë në tentim vrasje e tjetri për posedim të armëve
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për vjedhje në Pejë