Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj kundër të pandehurit K.P. dhe A.K. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Objekt i veprës penale janë gjësendet e vjedhura me anë të përdorimit të forcës duke i thyer dy shtëpi me kaçavide.
“Nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes, nga se që të dy të pandehurit janë të njohur për gjykatën si recidivist edhe për shumë raste tjera penale të cilat janë të përfunduara dhe një numër janë në procedurë e sipër, se mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose të falsifikojnë provat e veprës penale, përkatësisht ekzistojnë rrethana të posaçme se të njëjtit do të mund të ndikonin në bashkëpjesëmarrësit e tjetër”, thuhet në njoftim.
-
Dërgohen në mbajtje tre persona, dyshohen për vjedhje të rënda
-
Nga një muaj paraburgim u caktohet katër personave që kryen 14 vjedhje të rënda
-
Nga 1 muaj paraburgim dy shtetasve të huaj që thyen e vodhën nga disa vetura në Prishtinë
-
Tre algjerianë paraburgosën për një muaj për vjedhje të rëndë
-
Një muaj paraburgim dyshuarve për vjedhjen në një argjendari në Kaçanik