Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji, dy të pandehurve për rastin “Brezovica”.
Masa është caktuar ndaj N.G. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në ndihmë dhe S.I. i dyshuar po ashtu për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në ndihmë.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Aksioni “Brezovica” ka vazhduar më 16 mars, në shtatë lokacione të Kosovës. Si pasojë e këtij aksioni janë arrestuar një doganier dhe kryesuesi i bordit “Ski Center Brezovica”.
Në aksionet e mëhershme deri tash disa persona janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.
-
Nga një muaj paraburgim për 14 të dyshuarit për fajde në rastin “Brezovica”
-
Një muaj paraburgim shtatë të arrestuarve për rastin “Brezovica”
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për ryshfet në rastin “Brezovica”
-
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për ryshfet në rastin “Brezovica”
-
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari në rastin “Brezovica”