Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N, për shkak të dyshimit për “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje dhe lëndim të lehtë trupor”.
Sipas njoftimit, i pandehuri D.M. me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, ka tentuar ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N, SH.N, I.N dhe R.N, në njërën anë dhe të pandehurve D.M, E.T, D.O dhe R.M, në anën tjetër, e cila kishte ardhur si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri ka nxjerrë nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin e ka goditur I.N disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.
Ndërkaq të pandehurit R.M, D.O dhe R.N kanë marrë pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë të personit tjetër, ashtu që e ka grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, dhe i ka shkaktuar lëndime trupore SH.N.
Të pandehurit E.T dhe R,N me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, i kanë shkaktuar personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes mes dy grupeve kanë nxjerrë mjetin e mprehtë – thikën dhe kanë goditur dy të dëmtuar, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Të pandehurit I.N dhe SH,N duke vepruar në bashkëkryerje i kanë shkaktuar personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, të njëjtit me grushte dhe shqelma kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupor duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Të pandehurit D.M i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa, të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N, iu caktua masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se gjatë procedurës hetimore do të procedohen të gjithë të pandehurit, ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit mund ta koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre mes veti e poashtu të ndikojnë në dëshmitarët eventual të cilët ende nuk janë proceduar, me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë së tyre për veprat për të cilat pandehen. Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën e kryerjes, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, në qendër të qytetit dhe në mes të ditës, në një vend ku kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, faktin se të pandehurit jetojnë në afërsi me njëri – tjetrin si dhe duke pas parasysh raportet e acaruara mes tyre, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund ti përsërisin apo përfundojnë veprat e nisura penale apo të vie deri te një konflikt tjetër mes tyre”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Paraburgim të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj
-
Paraburgim ndaj tre të pandehurve për vrasje të mbetur në tentativë