Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim 1 mujor të pandehurit për tentimvrasje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale K.G. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.09.2017 nga ora 21:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 10.10.2017.

Sipas Gjykatës, i pandehuri me iniciale K.G. dyshohet se me datën 10.09.2017 rreth orës 21:10 minuta në Prizren, në rrugën “William Wolker”, pikërisht para objektit të zjarrfikësve, tenton që ta privojë nga jeta të pandehurin me inicialet H.N.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“... në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin me iniciale H.N. nga fshati Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, me automjetin e llojit “Xhip”, shkon deri te vendi kritik, del nga automjeti i pajisur me një pushkë gjuetie të llojit “Uzumlu”, kalibri 12.76 Magnum, me numër serik 56010, shtien në drejtim të dëmtuarit me atë pushkë, me ç’rast me një fishek e godet të njëjtin në dorën e djathtë duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i dëmtuari pasi merr ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Prizren, dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime, sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK, dhe veprës penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 parag.1 i KPRK-së.