Katër të dyshuar gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur disa laptop në Gjilan.
Arsim Krasniqi, pronar i dyqanit, ka publikuar në Facebook pamje nga momenti kur të dyshuarit vjedhin disa laptop.
Krasniqi për Koha.net ka thënë se rasti është lajmëruar edhe në Polici, derisa ka bërë thirrje për qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.
“Pas një vjedhjeje që ka ndodhur në lokalin tonë në Lagjen Bojanina, Rruga Esat Berisha me datë 26.09.2019 ora 01:42, siç shihet në video nga kamerat e sigurisë vetura e tipit Volkswagen Golf 4 karavan me ngjyrë të gjelbër. Nëse dikush mund t'i identifikojë personat në video dhe foto ju lutemi të informoni Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
-
Grabitet një dyqan në Gjilan, vidhen laptop
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura
-
Vidhen 27 euro nga një kishë në Gjilan