Dy shtetas serbë kanë marrë gjoba ndëshkimore për shkak se janë gjetur duke punuar në Ranillug, ndërsa nuk kanë poseduar leje qëndrimi në Kosovë.
Ndaj tyre është iniciuar lënda për kundërvajtje në bazë të Ligjit për të Huaj dhe Migrim.
“Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Serbisë është hasur duke punuar si kameriere në një lokal e cila nuk posedonte leje pune as leje qëndrimi në Kosovë. Në bazë të ligjit për të Huaj dhe Migrim ndaj të dyshuarës është iniciuar lënda për kundërvajtje dhe të njëjtës i shqiptohet gjobë konform dispozitave ndëshkimore të ligjit në fjalë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkaq, tjetri ka punuar si pronar i lokalit.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke punuar si pronar në një lokal dhe i njëjti e kishte tejkaluar masën e lejuar të qëndrimit të pa ndërprerë në Kosovë. Në bazë të ligjit për të Huaj dhe Migrim nda j të dyshuarit i është iniciuar lënda për kundërvajtje dhe të njëjtit i shqiptohet gjobë konform dispozitave ndëshkimore të ligjit në fjalë.
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë që shpërndanin dërgesa në veri të Kosovës
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Policia kap dy shtetas të Sri-Lankës që i kishte futur ilegalisht në Kosovë një serb