Pas kapjes së rreth 40 kilogramëve të lëndës narkotike marihuanë të enjten, Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionin “Mjegulla” duke kapur edhe 6 kilogramë e 383 gramë marihuanë në Gjakovë. Ndërsa në dy lokacione të tjera në Prishtinë e Podujevë janë kapur 88 gramë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë e dëshmi të tjera për rastin.
Është arrestuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kurse një i dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici. I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.
Një ditë më parë, Policia arrestoi në Prishtinë një person të cilit ia gjeti në veturë 40 kilogramë marihuanë, që dyshohej se kishte për destinacion përfundimtar shtetet e Perëndimit. Sipas njoftimit të Policisë, vlera e drogës ishte rreth 80 mijë euro.
{gallery}