Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacioni “Dekani në Elbasan”, në pranga një tjetër sekser

Një tjetër sekser që ishte i përfshirë në raste korrupsioni mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin e Elbasanit ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Gëzim Qytyku, që dyshohet se ka qenë sekser dhe ndaj tij është bërë ekzekutimi i urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit, raporton “Balkanweb”.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit të disa ditëve më parë ku në pranga përfundoi nj dekan, Shefja e Departamentit të Gazetarisë, tre sekserë dhe një student.

Personat e arrestuar akuzohen për “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Të arrestuarit pak kohë më parë:

Edhe Shtatë të arrestuar për korrupsion në Universitetin e Elbasanit Arbëri Shtatë të arrestuar për korrupsion në Universitetin e Elbasanit

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

Edhe Ndihmuan të burgosurit VIP të fusin drogë në burg, aksion policor në Elbasan Kronikë Ndihmuan të burgosurit VIP të fusin drogë në burg, aksion policor në Elbasan

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.