Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, me ç’rast janë konfiskuar 135 kg marihuanë dhe një armë.
Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli, raporton KP.
“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia konfiskon mbi 130 kg marihuanë dhe arreston dy të dyshuar
-
Policia gjen në depo të mobileve 135 kg marihuanë
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Kamenicë, gjatë riparimit të ulëses së një veture zbulohen paketime me drogë
-
Katër të arrestuar, sekuestrohet drogë me vlerë rreth 100 mijë euro në dy operacione policore